Rudina Magjistari, gjatë shtatzënisë hoqi dorë nga diçka që e pëlqen shumë

Mediale Vip

Rudina Magjistari, gjatë shtatzënisë hoqi dorë nga diçka që e pëlqen shumë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 06:51
Rudina Magjistari

Studimet janë nga më të ndryshmet mbi këtë çështje. Si gjithmonë në këto raste, ndodh që një palë rrëzon një tjetër dhe pastaj sërish dalin teori të reja… Gjithsesi, ende nuk dihet me siguri – duhet apo nuk duhet të konsumohet kafe gjatë shtatzënisë? Nëse po, ç’lloj kafe, turke, ekspres?

Dietologia dhe specialistja e ushqimit, Sarah Schenker, thotë se “Mund të pini kafe edhe pse jeni shtatzanë. Këshillohet, megjithatë, që të bëhet në mënyrë të moderuar, duke mos e tejkaluar limitin prej 200 mg kafe në ditë. Nëse ju konsumoni në mënyrë konstante më tepër se 200 mg kafeinë në ditë ndërsa jeni shtatzënë, mund të rrezikoni që shtatzënia juaj të përfundojë në abort, ose fëmija juaj të lindë me një peshë shumë të vogël trupore”

Po çfarë ndodh konkretisht me një nënë shtatzënë që e ka pirë gjithmonë kafen?

Rudina Magjistari është një nga ato nëna të cilat kafen e ka shijuar gjithmonë, ama gjatë pritjes së Mias, nuk e shijonte. Kështu tha ajo gjatë një bisede me Bruna Lahen në studio, pasditen e sotme. Ndërsa moderatorja e njohur ishte duke rrëfyer sikletet e shtatzënisë dhe mënyrën se si ka ndikuar dieta e saj gjatë kësaj periudhe, Rudina e pyeti edhe për kafen: “Po, pi kafe turke, sepse më kanë thënë që është më e mirë për të rritur tensionin”, – tha Bruna, duke shtuar se një kafe turke në ditë e shijon shumë. Ndërsa Rudina tha se, gjatë shtatzënisë së saj, ajo është detyruar ta ndërpresë përdorimin e kafes: “Nuk e dija këtë që qenka kafja turke më e përshtatshme për të rritur tensionin…  Mua më pëlqen kafja dhe e pi me shumë dëshirë, por gjatë shtatzënisë nuk më shijonte, prandaj e kam ndërprerë…”  

Sipas studimeve, një variant i mirë për të gjitha nënat në pritje që e dashurojnë kafen është edhe kafja dekafeinato. Kjo është një alterantivë shumë e mirë duke qenë se kjo lloj kafeje ka shije pothuasje të njëjtë me atë të kafes normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat