Rita u bën thirrje femrave të kryejnë rregullisht testet për kancerin

Mediale Vip

Rita u bën thirrje femrave të kryejnë rregullisht testet për kancerin

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:36
Rita Ora

Rita Ora u ka bërë thirrje femrave që të kryejnë rregullisht testet për diagnostikimin e kancerit.

Nëna e Rita Orës vite më parë kishte mposhtur sëmundjen e kancerit.

Meqë është provuar në familje me këtë sëmundje, këngëtarja përmes një postimi në Instagram u ka bërë thirrje femrave që të kryejnë testet rregullisht në mënyrë që të diagnostifikojnë sëmundjen me kohë, para se të jetë vonë.

Image

“Unë kurrë nuk kam folur me të vërtetë për atë se sa e rëndësishme është për ne vajzat që të kemi një test të rregullt ‘Smear’ për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Është kaq e rëndësishme për të mbrojtur veten tonë dhe të nxisim të ardhmen kundër një prej shkaqeve më të zakonshme dhe të parandalueshme të kancerit tek gratë. Jam e bekuar që kam një platformë kaq të madhe për të folur për çështje të rëndësishme dhe dua të ndihmoj që vajzat të jenë të sigurta dhe të vetëdijshme në të gjithë botën”, ka shkruar Rita.

Për ndryshe, Rita Ora përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se po përgatit diçka të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat