'Çfarë ke bërë tjetër, përveç buzëve?'/ Einxhel Shkira habit me përgjigjen

Mediale Vip

'Çfarë ke bërë tjetër, përveç buzëve?'/ Einxhel Shkira habit me përgjigjen

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:06
Einxhel Shkira

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira njihet për spontanitetin që e karakterizon. Ajo shpesh vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston. Është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe nuk e ka aspak problem t’u përgjigjet fansave, edhe kur këta të fundit mund t’a teprojnë.

Einxhel është akuzuar shpesh për operacione plastike por asnjëherë nuk i ka pranuar ato. Ditën e sotme përmes instagramit, në hapësirën kushtuar pyetjeve të fansave, ajo është përballur me pyetjen: “Përveç buzëve, çfarë ke tjetër të bëra”. Ishte kjo pyetja që me siguri duhet t’a ketë vënë në siklet moderatoren e Top Channel, megjithatë ajo zgjodhi t’a marrë me sportivitet duke ia mbyllur gojën në mënyrën më të papritur.

”Përveç buzëve, gjithë të tjerat”, -është përgjigjur ajo duke e shoqëruar postimin e saj me disa ikona të qeshurash. Mesa duket Einxhel zgjodhi që t’a ironizojë fansen në këtë mënyrë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat