Rudina e bëri Alban Ramosaj të skuqej në mes të emisonit, çfarë i tha moderatorja? - Bota Sot
Rudina e bëri Alban Ramosaj të skuqej në mes të emisonit, çfarë i tha moderatorja?

Mediale Vip

Rudina e bëri Alban Ramosaj të skuqej në mes të emisonit, çfarë i tha moderatorja?

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 21:38
Alban Ramosaj

Që kur modelja Niki Deliorgji publikoi në profiling e saj në Instagram një video ku kërcente në mënyrë sensuale nën ritmet e këngës më të re të Alban Ramosajt, interneti po zien.

Ai i shkruajti aty“ Tdu shum, gruja jem“, dhe kaq u desh që të gjithë të flisnin për një lidhje mes tyre.

Rudina Magjistari e kishte të ftuar Albanin në emisionin e saj, e sigurisht, nuk kishte sesi e anashkalonte “thashethemin“ e ditës.

“Ty të ka rënë në kokë për Nikin”, i tha Rudina dhe I ftuari I saj u vu në skillet, ndonëse e kaloi me të qeshur.

“U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”, i tha Rudina. Ai as pohoi e as mohoi, por kur moderatorja i tha “ Të dy bashkë bëni një cift mjaft simpatik“, Albani u përgjigj  faleminderit, dhe kjo flet vetë!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...