Bashkëshortja e Françesk Radit rrëfen pengun e jetës së artistit të madh: Iu mohua e drejta

Mediale Vip

Bashkëshortja e Françesk Radit rrëfen pengun e jetës së artistit të madh: Iu mohua e drejta

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 07:23

Françesk Radi ishte ndër artistët e parë që guxoi t’i shfaqej publikut ndryshe. Me kitarën që e shoqëronte kudo, këngët e tij do të mbartnin mesazhe të rëndësishme dhe shumë të goditura për kohën.

Ishte një artist modern dhe shumë guximtar, por këto bënë që krijimtaria e tij të ndalohej dhe kjo gjë të kthehej në pengun e tij më të madh në jetë.

Pikërisht kjo gjë është përmendur dhe pohuar edhe nga bashkëshortja e tij Tefta Radi në emisionin Soiree me Jonida Shehun në Top Channel.

“Peng Frankoja kishte faktin që prej dy dekadash iu mohua e drejta për të qenë kantautor, për të bërë muzikën që donte, sepse në Fushë Arrëz iu ndalu dalja në skenë. Në Fushë Arrëz u mor me grupet artistike dhe nuk u pendua kurrë. Përvetësoi veglat dhe instrumentet popullorë që i vyen më pas në krijimtarinë e tij muzikore. Ishte një peng i madh sepse t’i heqësh të drejtën e krijimtarisë një autori është e tmerrshme, nuk mund të imagjinohej”, ka treguar Tefta Radi.

Gjithashtu ajo ka treguar se ëndrra e tij që ngeli përfundimisht në sirtar ishte që këngët e tij t’i kthente edhe në gjuhën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat