Kejsi feston ditëlindjen, Stresi habit me urimin që i bën

Mediale Vip

Kejsi feston ditëlindjen, Stresi habit me urimin që i bën

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 14:46
Kejsi dhe Stresi

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi pas daljes nga burgu ku qëndroi disa muaj pasi u kap në hotel me një femër dhe lëndë narkotike, u nda nga e fejuara e tij Kejsi.

Ndërsa ajo i qëndroi gjatë gjithë kohës që ishte në qeli pranë, ndarja mes tyre erdhi pak më vonë, për motive që mbetën të paqarta.

Por teksa ditën e sotme Kejsi feston ditëlindjen, Stresi ka befasuar me urimin që i ka bërë.

Ai ka publikuar një fotografi të tyre, ndërsa mbi kokën e Kejsit ka vendosur një ikonë kurore, si për ta cilësuar mbretëreshë.

“Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Stresi për ish-të fejuarën, ndërsa nuk dihet nëse në këtë formë konfirmon ribashkimin, apo thjesht respekt për të.

Vetë Stresi në një intervistë pak kohë më parë tha se me Kejsin është në pauzë dhe një ditë mund t’i rishihnim sërish bashkë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat