Akuzon Ilda Bejlerin se e aksidentoi, “Do e kisha falur, por më preku…”

Mediale Vip

Akuzon Ilda Bejlerin se e aksidentoi, “Do e kisha falur, por më preku…”

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 15:04
Ilda Bejleri dhe Enriketa Gjuzi

Gruaja 63-vjeçare Enriketa Gjuzi, e cila pretendon se u aksidentua një ditë më parë nga moderatorja e njohur sportive Ilda Bejleri, ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, në pritje për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Nga shtrati i spitalit, Gjuzi rrëfen për gazetarin Erion Skëndaj, për ‘Bw’, gjithë sa mban mend nga aksidenti i një dite më parë. 63-vjeçarja tha se ishte duke kaluar rrugën në momentin që është aksidentuar nga moderatorja Bejleri.

Ndonëse e pranon se nuk ndodhej te vizat e bardha, Gjuzi thotë se ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup njerëzish, kalimtarë të rastit.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pashë kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës”, tregon 63-vjecarja.

Gjuzi kujton se ishte ndihmuar nga një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij shtatzënë. “Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj”, tha nga spitali 63-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat