Taylor Swift shndërrohet në burrë në videon e re muzikore

Mediale Vip

Taylor Swift shndërrohet në burrë në videon e re muzikore

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:47
Taylor Swift

Taylor Swift goditi rivalët e saj Kanye West dhe Scooter Braun në videoklipin e ri muzikor për himnin e saj feminist “The Man”.

29-vjeçarja shndërrohet në një burrë brun, me mjekër, i cili fillon punën në zyrën e tij përpara se të dilte në metro, shkruan TheSun.

Në atë pikë, Taylor ia bën të qartë menaxherit të Justin Bieber, Scooter, me të cilin ishte grindur për pronësinë e punës së saj.

Image

Ndërsa një shenjë tjetër mund të lexohej si “Jo Scooters” ose “Scooters janë të ndaluar”.

Në një tjetër skenë, ajo ‘thumbon’ rivalin e saj Kanye West, teksa vrapon në një korridor të harkuar me duar, i ngjashëm me shtëpinë e Kanye West dhe Kim Kardashian.

Taylor në një shkenë është parë gjithashtu duke bërë një telefonatë biznesi në jaht me plot modele të veshura në bikin dhe duke festuar se është ‘babai më i madh në botë’.

Por, videoja përfundon kur ‘burri’ del nga skena e tenisit dhe i afrohet Taylorit, e cila është ulur në karrigen e drejtorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat