Olti Curri: Shyqyr ky virus është me i la duart e jo borxhet se do vdisnin 50 veta në ditë

Mediale Vip

Olti Curri: Shyqyr ky virus është me i la duart e jo borxhet se do vdisnin 50 veta në ditë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 11:16
Olti Curri

Olti Curri ka bërë shaka me çështjen e larjes së duarve sa më shpesh, në mënyrë që të evitohet mundësia e infektimit me koronavirus.

Olti Curri gjatë kohës kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, nuk i ndal shakatë.

Me anë të postimeve që bën në rrjete sociale, ai po bën fansat që ta largojnë monotoninë e izolimit.

Së fundi, ai tha se e mira e asaj që duhet të lahen duart sa më shpesh, është që nuk është rasti i njëjtë me borxhet, ngase do vdisnin 50 persona në ditë.

“Shyqyr ky virus eshte me la duret dhe jo me la borxhet se do kishin me vdek nga 50 vete n’dite”, ka shkruar Olti.

Për ndryshe, në Shqipëri sot është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi, ndërsa të infektuarit e tjerë po vazhdojnë të trajtohen. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olti Curri? (@olticurri) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat