Po ti këtu?, Arbana Osmani surprizohet në emisionin nga i ftuari special

Mediale Vip

Po ti këtu?, Arbana Osmani surprizohet në emisionin nga i ftuari special

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Këtë të shtunë do të transmetohet puntata finale e “Dua të të bëj të lumtur” dhe me këtë rast stafi ka menduar ta surprizojë moderatoren Arbana Osmani. 

Vetë Arbana ka publikuar një video nga momenti kur pret që në studio të hyjë i ftuari, por në vend të tij shfaqet babai i saj. Moderatorja habitet dhe nis të qeshë.

Më pas ajo përqafon të atin dhe e pyet “Po ti këtu?

Në video shihet se Arbana është veshur me një fustan të zi, i cili i tregon edhe barkun e rrumbullakosur. 

“Te shtunen, episodi i fundit i “Dua te te bej te lumtur” ku ndersa une prisja te hynte nje nga personazhet e emisionit, stafi i programit me kishte sjelle surprize, per here te pare ne nje studio televizive se bashku, Babain tim”, shkruan Arbana krah videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat