Ç’po ndodh me Stresin dhe Keisin? Bukuroshja bëri postimin që mori vëmendjen e të gjithëve

Mediale Vip

Ç’po ndodh me Stresin dhe Keisin? Bukuroshja bëri postimin që mori vëmendjen e të gjithëve

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 09:34
Keisi

Keisi dhe Stresi i dhanë fund marrëdhënies së tyre pak kohë më parë dhe për këtë folën qartë dy postime të saj në Instastory, ku shprehej se nuk kishte asnjë arsye përse të vinte me pushime në Shqipëri këtë verë!

Stresi dhe Keisi kanë disa kohë që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Një gjë të tillë e vërtetoi vetë Keisi përmes postimeve në “Intstastory”, ku u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve.

Ajo shprehej se nuk kishte asnjë arsye për të ardhur këtë verë në Shqipëri, si dhe foli për tradhti duke aluduar se reperi nuk i ka qëndruar besnik. “Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, ka qenë kjo shprehja që ajo ka ndarë duke i lënë të gjithë të mendojnë se në fakt ndarja ka ardhur për shkak të tradhtisë.

Gjithashtu edhe kur reperi i njohur festoi pak ditë më parë 33-vjetorin e lindjes, nuk pati asnjë urim në publik nga ana e Keisit, siç ndodh gjithmonë në përvjetore.

Ende nuk dihet arsyeja e ndarjes së çiftit, i cili nuk e ndjek më në njëri-tjetrin Instagram. Ndërkohë së fundmi, ish-partnerja e Stresit ka bërë një postim në “Instagram” ku shprehet: “Koha do ta tregojë!”.

Image
Insta

Postimi mori vëmendjen e të gjithëve pasi nuk dihet nëse është një mesazh për reperin, apo nëse ajo ia ka lënë në dorë kohës marrëdhënien e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat