Alicia Keys dhe Swizz Beatz, festojnë 10 vjetorin e martesës në këtë vend përrallor

Mediale Vip

Alicia Keys dhe Swizz Beatz, festojnë 10 vjetorin e martesës në këtë vend përrallor

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:28
Alicia Keys dhe Swizz Beatz

Alicia Keys dhe Swizz Beatz kanë mbushur 10 vite martesë.

Alicia Keys dhe burri Swizz Beatz festuan përvjetorin e tyre të 10-të, të martesës duke kaluar fundjavën në shkretëtirë me dy djemtë e tyre.

Dhe, edhe pas një dekade martese çifti tregoi se ata janë akoma shumë të dashuruar si në ditën e parë, dyshja pozuan pranë njërit tjetri në disa video dhe imazhe të përzemërta të cilat i ndanë në Instagram.

Autorja e këngës ‘If I aint got you’ filloi serinë e postimeve në Instagram, me një foto ku çifti shihen duke shkëmbyer një puthje, dhe sipër imazhit ajo vendosi shkrimin “Beatz dashuria ime dhe ëndrra e bërë realitet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat