Victoria Beckham poston imazhin e një modeleje gjysmë nudo dhe të gjithë fansat ju kthyen kundra

Mediale Vip

Victoria Beckham poston imazhin e një modeleje gjysmë nudo dhe të gjithë fansat ju kthyen kundra

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:15
Victoria Beckham

Postimi i fundit i Victoria Beckham në Instagram ka ndezur një debat të fortë në radhët e fansave të saj, të cilët nuk e kanë pritur fare mirë. Stilistja e famshme publikoi në këtë rrjet social fotografinë e një modelje që shfaqej topless dhe veshur vetëm me një bluzë transparente.

Përmes imazhit, Victoria paralamjëroi se koleksioni i ri pranverë-verë do të lançohet së shpejti, në datë 21 shtator. Por duket se mesazhi për veshjen nuk ju ka interesuar aspak fansave, të cilët janë shprehur të shqetësuar për publikimin e fotos eksplicite.

“Nuk është aspak e këndshme. Këtu nuk ka fare klas dhe stil”, shkroi një ndjekës i saj i shokuar.

“E pahijshme! Uf!”, shkroi një tjetër.

Një i tretë komentoi: “Në emër të modës! Sa pa shije dhe pa klas”.

Ndërsa të tjerëët janë shprehur të habitur se si postime të tilla lejohen në rrjete sociale.

“A lejohet kjo foto në Instagram?”, shkroi dikush.

Në fakt fotografia e saj nuk është fshirë ende nga Instagrami dhe vazhdon të shfaqet në profilin e Victorias. Brenda një ore nga publikimi, ky postim u pa nga gjysmë milioni njerëz, të cilët nuk ngurruan të vërshonin me komente.

Megjithatë imazhi mund të fshihet së shpjeti nga ky rrjet social, sepse Instagrami ka rregulla strikte kundër postimeve nudo, përveçse nëse bëhet fjalë për piktura apo skulptura.

Image
Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat