Jonida e ka ndarë me ndjekësit një imazh të ëmbël me vajzën.
Në qershor të këtij viti, prezantuesja shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.
Ajo solli në jetë vajzën të cilën e pagëzuan me emrin Emi.
Deri më sot çifti nuk kanë dashur që t’ia zbulojnë fytyrën vogëlushes, ndërsa ishte Jonida ajo e cila e mori hapin dhe Emin e vogël e njoftoi me ndjekësit e saj në Instagram.
“Sonte donim të ju prezantojmë me Emin tonë, e cila ju përqafon shumë. Besniku sigurisht komenton: E bukur si baba vet”, ka shkruar Jonida pranë postimit ndërsa nuk kanë munguar komentet e shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa.
Komenti që ra në sy ishte ai i Klea Hutës e cila thotë se kjo do të jetë nusja e djalit të saj.
“Oh shpirti vogël, mos të paftë syri i keq! Të dua Emi! Kjo pra miq është nusja e djalit tim”, ka shkruar Klea