Brad Pitt në përkrahje të Joe Biden në zgjedhjet presidenciale

Mediale Vip

Brad Pitt në përkrahje të Joe Biden në zgjedhjet presidenciale

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:57
Brad Pitt, Joe Biden

Brad Pitt po e mbështet Joe Biden-in në zgjedhje.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do mbahen më 3 nëntor, shkruajnë mediat e huaja.

Qytetarët kanë rastin të votojnë për demokratin Joe Biden si dhe për republikanin njëherësh presidentin aktual të Amerikës, Donald Trump.

Duke qenë kështu, shumë njerëz e dinë tani se kë do ta votojnë, e edhe emra të famshëm kanë treguar në njëfarë forme se kë e mbështesin.

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt, zyrtarisht mund të themi se është pjesë e ekipit të Biden.

“Amerika është një vend për të gjithë – ata që zgjodhën këtë qark, ata që luftuan për të – disa republikanë, disa demokratë dhe shumica, vetëm diku në mes. Të gjithë kërkojnë të njëjtën gjë; dikush që i kupton shpresat, ëndrrat dhe dhimbjen e tyre për të dëgjuar, për të sjellë njerëz së bashku, për të punuar shumë për njerëzit që e votuan atë. Të bëhesh një president për të gjithë amerikanët”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat