Tamim nga Kalifornia gati të sjellë këngën e re internacionale mashup me Dj. Adillo

Mediale Vip

Tamim nga Kalifornia gati të sjellë këngën e re internacionale mashup me Dj. Adillo

Nga: Maksim Gjokaj Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:36
Këngëtari Tamim

Ai është një artist mjaft i veçantë me origjinë nga Afgani, por që ka lindur dhe jeton në Kaliforni, dhe nuk është pak i njohur dhe në botën shqiptare pasi jo vetëm më herët është shkruar e folur për të, por dhe bashkëpunimi i fundit me Alidën u dëgjua dhe u pëlqye mjaft.

Ky është këngëtari Tamim, ku ne mësojmë se po bën gati një tjetër projekt muzikor këtë herë një mashup internacional ku do ai do të këndojë mes gjuhëve të tjera edhe shqip.

Artisti i cili vjen nga një familje artistësh ka bashkëpunuar me një tjetër muzikant shqiptar me Dj. Adillo për të sjellë këtë mashup mix, e pas disa ditësh do ta shohim e dëgjojmë projektin e finalizuar dhe me videoklip.

Punën dhe talentin e tyre mund ta shihni edhe duke i ndjekur djemtë edhe ne @Whoistamim dhe @Djadillo në instagramin e tyre, ndërsa shumë shpejt ne do të ju prezantojmë dhe me klipin e këtij projekti muzikor që pritet të jetë një super hit.BS.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat