14-vjeçari shqiptar ngre në këmbë jurinë suedeze me zërin dhe talentin e tij në muzikë

Mediale Vip

14-vjeçari shqiptar ngre në këmbë jurinë suedeze me zërin dhe talentin e tij në muzikë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:50
Rejhan Bellani

Djali nga Kosova ka mahnitur jurinë suedeze.

Rejhan Bellani është 14-vjeçari me prejardhje nga Kosova, është lindur dhe rritur në Suedi.

Ai vjen nga një familje me dy nënshtetësi të ndryshe, babai i tij është nga Kosova ndërsa mami nga nga Bosnja.

Rejhan ka marrë pjesë në kompeticionet artistike për fëmijë në Suedi, ku zëri i tij ka spikatur që në moshë të vogël.

Këngëtari ka mahnitur jurinë suedeze me zërin e tij gjatë performancës në skenë, 14 vjeçari ka treguar se ai muzikën e ka pasion, por nuk ka studiuar kurrë në një shkollë muzike.

Rejhan, ndihet krenar për vendlindjen e babit të tij Kosovën dhe do t’i tregojë botës se Kosova është një shtet i ri dhe i vogël por ka shumë talente ndërkombëtare.

Më poshtë mund të dëgjoni performancën e dhuruar nga Rejhan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat