“M’i prenë të gjitha”, konkurrenti zbulon bisedën me Arjan Konomin për produksionin e “Për’puthen”

Mediale Vip

“M’i prenë të gjitha”, konkurrenti zbulon bisedën me Arjan Konomin për produksionin e “Për’puthen”

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:08
Arjan Konomi

Menjëherë pasi dolën fotot e Teas dhe Beartit si çift i vërtetë, të gjithë nisën të analizonin detajet që mund të kishin treguar se mes tyre kishte lindur diçka që në takimin e parë. Këtë gjë ka bërë së fundmi edhe Arjan Konomi, opinionisti i “Për’puthen”, i cili ka ndarë në Instagram një bisedë që Andi dhe Tea kanë bërë në njërin prej takimeve të tyre.

Gjatë bisedës Tea shprehet se ajo ka pasur një takim emocionues me dikë që nuk ishte më pjesë e “Për’puthen”, por nuk përmendi emra. Ajo thotë se të gjithë e dinë kush është dhe mesa duket që aty ka dashur të tregojë se zemra i ka rrahur fort vetëm për Beartin.

Mirëpo, ish-konkurrenti i “Për’Puthen” i cili ka paralajmëruar të tjera bomba, Erjon Geca, ka zbuluar gjithashtu bisedën e tij me opinionistin Konomi.

Erjoni tregon se ka kritikuar ashpër në mesazh Arjanin për gjithçka që kishte ndodhur, duke i thënë “Turp të kesh për talljen që po i bën publikut”, ndërsa opinionisti i është përgjigjur: “M’i prenë të gjitha”, duke lënë të kuptohet se fjala e tij nuk është dhënë në emision.

“Normal që i prenë të gjitha o lumadh, ata kanë në dorë fuqinë e televizionit dhe hedhin ç’të duan e montojnë situatat siç duan. Por kjo s’do të thotë që njerëzit e besojnë, janë përpjekje të kota për mbijetesën e programit. Ti më mirë bëj dorëheqjen dhe lëre atë pjeshkën e rudhosur të bluajë mullirin e saj bosh.”- shkruan Erjoni duke iu referuar Olsës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat