Xhesi tregon për çfarë është penduar më shumë në ‘Love Story’

Mediale Vip

Xhesi tregon për çfarë është penduar më shumë në ‘Love Story’

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:44
Xhesi

Dy konkurrentet e ‘Love Story’, Xhesi dhe Generda, kanë treguar sendet e rëndësishme që mbajnë në përditshmëri, në çantën e tyre. Duke hapur çantat për të treguar për publikun disa objekte të rëndësishme vajzash që i mbajnë gjithmonë me vete, Xhesi dhe Generda kanë zbuluar edhe më shumë sekrete për veten.

Kështu, vajzat u janë përgjigjur disa pyetjeve në “Daily Love Story”, si edhe kanë rrëfyer çfarë i bezdisin më shumë nga komentet e njerëzve në rrjet.

“Do thoja që nuk mërzitem unë, por ka raste që mami im i lexon dhe mërzitet më shumë se unë. Komenti që më prek më shpesh është që je e dobët. Si fillim unë nuk e kam në dorë dhe së dyti, një ndër arsyet që unë jam shumë e dobët, është se kam humbur rreth 7 kilogram, para se të filloja këtë rrugëtim”, - tregon Xhesi.

“Njerëzit nuk janë kurrë të kënaqur. Për shembull, gocat që kanë pasur puthje me Saimirin, i sulmojnë pse keni pasur puthje. Ne që nuk kemi pasur, sa të ftohta jeni. Tani e kemi marrë vetë përsipër këtë gjë, do e përballojmë deri në fund, se nuk ia vlen të bëjmë as këtë pjesën e viktimizimit, - vijon Xhesi.

Bukuroshja nga Shkodra ka treguar edhe diçka  për të cilën është penduar që nga fillimi i “Love Story”.

“Normalisht që ka situata që na bëjnë të themi gjëra në nerva e sipër, ndoshta kur prekemi. Ka gjëra që mund të kem thënë dhe që jam penduar më pas. Mbaj mend kur dolën Suela, Enxhëll dhe Ariana tek qendra estetike, një deklaratë imja ka qenë që duhet të largohen gocat që përfaqësojnë antivlera dhe është gjëja që më ka ngelur dhe jam penduar. E kam thënë se ishte situata e nxehur”,- ka deklaruar Xhesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat