Riniani i “Për’puthen” tha se është ndarë, por fotografitë e tij janë ende në Facebook-un e ish-it

Mediale Vip

Riniani i “Për’puthen” tha se është ndarë, por fotografitë e tij janë ende në Facebook-un e ish-it

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:44
Ish e dashura, Riniani

Prej ditësh, në media qarkulluan fjalë të shumta e akuza të forta për Rinianin e “Për’puthen”.

Sipas llogarive të ndyshme në Instagram, konkurrenti ishte i martuar me një vajzë ruse dhe madje kishte një fëmijë, ndërsa këtë gjë s’ia kishte treguar emisionit.

Teksa të dielën e shkuar, në “Për’puthen Prime”, pjesëmarrësi rrëzoi akuzat duke thënë se në fakt bëhej fjalë për një ish të tij, një faqe në Instagram, Padorashka tregon se si shtetësja ruse vazhdon ende të mbajë fotografi me Rinianin në rrjetet e saj sociale.

A ka mbaruar vërtet gjithçka, të paktën për vajzën? Ndoshta jo, ndoshta fotografitë kanë mbetur aty, ndoshta.. mbetet për t’u parë!

Riniani deklaroi se ka pasur me të një romancë prej 8 vitesh, por gjithçka mori fund. Ndërsa vajza e vogël, me të cilën dolën fotografi dhe thuhej se ishte e bija e tij, Riniani u shpreh se është e mikut të tij dhe e ka pagëzuar.

“Faleminderit që e hapët këtë temë sepse i kam parë këto akuza dhe nuk kam reaguar as nga akuzat as nga sharjet. E vërteta është kjo: Ajo është vajza e një mikut tim zviceran, e kam pagëzuar dhe asaj kreaturës i dhuroj dashurinë time më të madhe. Unë nuk kam fëmijë. Sa i përket martesës, nuk e kam unazës. Nuk e di nëse ndonjë vajzë është martuar me mua pa prezencën time, por nuk kam qenë dhe nuk jam i martuar. Është thjesht një foto me ish të fejuarën time dhe unaza është një nga shumë dhuratat që i kemi bërë njëri-tjetrit. Kur ka mbaruar raporti, është hequr dhe unaza. Kam bashkëjetuar 8 vjet me këtë vajzën ruse. Ka qenë një histori dashurie shumë e bukur, shumë e fortë. Edhe jemi rritur bashkë sepse në perspektiva të jetës, zgjodhëm në mënyrë shumë demokrate që të ndahemi dhe secili të marrë rrugën e vet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat