Këngëtarja e njohur shqiptare tregon shifrën e “çmendur” që ka kërkuar për një dasmë

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur shqiptare tregon shifrën e “çmendur” që ka kërkuar për një dasmë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:41
Fatmira Breçani

Këngëtarja aq e dashur për publikun Fatmira Breçani, ka qenë e ftuara e parë në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku ndër të tjera rrëfeu një histori shumë interesante.

Cila është kërkesa më e çmendur që të kanë bërë ndonjëherë?

Fatmira Breçani: Ishte një familje tropojane që jetonte në Teksas dhe dëshironte të këndoja unë në dasmën që organizonin. Por mua s’më pëlqejnë shumë udhëtimet e largëta dhe u përpoqa t’i evitoja duke i thënë se kërkoja një shumë të madhe parash që ata të mos pranonin. Vajza më tha se do të fliste me babain dhe do të më kthente përgjigje. Nuk e prisja, por ata pranuan.

I kërkove më tepër se 50 mijë dollarë?

Fatmira Breçani: Joo, janë shumë, kërkova më pak. Në ate moment u ndjeva keq sepse thash: ‘Zot, hyra në gjynah se nuk ia di mundësitë.’ U nisa me bashkëshortin drejt Amerikes, dhe pamë që ata ishin shumë të pasur. Dasma shkoi shumë mirë, ata ishin shumë të respektueshëm, edhe fitimet e dasmës i mora unë.

Kur na përcolli babai në aeroport, na dha zarfin me paratë e premtuara por unë dhe bashkëshorti ia kthyem, i treguam dhe arsyen pse kërkova aq.

Por ai nuk pranoi.

Sot kemi marrëdhënie shumë të mira familjare, dhe flasim shpesh. Por ka qenë rast i çuditshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat