Princesha zbulon emrin e të birit dhe publikon për herë të parë foton e tij

Mediale Vip

Princesha zbulon emrin e të birit dhe publikon për herë të parë foton e tij

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 06:25
Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank

Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, gjetën një mënyrë për të nderuar familjen e tyre, duke qëndruar edhe origjinalë në zgjedhjen e emrit për djalin e tyre të porsalindur. Prindërit e rinj e mirëpritën djalin e tyre më 9 shkurt. Pas 11 ditësh, ata zbuluan se si e kanë quajtur të birin, së bashku me disa foto familjare me të voglin e tyre në krah.

"Ne duam t'ju prezantojmë me August Philip Hawke Brooksbank", - mbishkroi Eugenie fotot. "Faleminderit për kaq shumë mesazhe të mrekullueshme. Zemrat tona janë plot dashuri për këtë njeri të vogël, nuk mund ta shprehim me fjalë. Ne jemi të ngazëllyer që jemi në gjendje t'i ndajmë këto foto me ju."

Princesha Eugenie vlerësoi maminë e saj të gjithë njerëzit që e ndihmuan për ta sjellë në jetë të birin në një periudhë kaq të vështirë sa kjo që po jeton e gjithë bota.

August ka marrë këtë emër në nder të gjyshit të Eugenie, Princit Philip, i cili aktualisht është në spital në Londër (lexo këtu). Në një postim në Instastory, ajo shpjegoi se po e publikon emrin dhe foton e August për nder të gjyshit dhe për nder të babait të saj, Princit Andrew, i cili kishte ditëlindjen.

"Në fundjavën e ditëlindjes së gjyshit të tij, duke menduar edhe për gjyshin tim, ne po prezantojmë djalin tonë të vogël," shkroi ajo. "Ai është quajtur në nder të stërgjyshit dhe të dy stërgjyshërve të tij."

Nëna e Eugenie, Sarah, dukesha e Jorkut, gjithashtu ndau lajmin në Instagram.

"Si gjyshër, Duka dhe unë jemi të entuziazmuar dhe të bekuar me ardhjen në jetë të nipit tonë August Philip Hawke Brooksbank," shkroi ajo. "Ai është një bekim i bukur dhe ka sjellë një dashuri dhe gëzim të madh për të gjithë familjen tonë. Jam shumë krenar për Jack dhe Eugenie, ata janë dhe do të jenë prindër të mrekullueshëm".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat