Saimir niset për në Gjermani, po me Merin ç’po ndodh?

Mediale Vip

Saimir niset për në Gjermani, po me Merin ç’po ndodh?

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 18:46
Saimir me te dashuren

Në punatëtn finale të “Love Story”, Meri Murrizi ishte e zgjedhura e Samimit. Dyshja thanë se do të vazhdojnë jashtë njohjen e tyre, por nuk e përcaktuan nëse do shkonin në Gjermani, ku jeton Saimiri, apo do të qëndronin në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm, Saimiri ka shpërndarë në rrjete sociale një foto të avionit, duke lënë të kuptohet se është nisur për në Gjermani.

“Mirupafshim”, ka shkruar ai krahas fotos.

Po me Merin ç’po ndodh? Bukuroshja nga Elbasani nuk ka postuar asgjë dhe nuk dihet nëse ajo po e shoqëron Saimirin në udhëtimin e tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në një intervistë për “Daily Love Story”, Meri tha se në planet e saj është një biletë për Gjermani, por megjithatë i duhej ta diskutonte me Saimirin.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat