Princi Philip transferohet në një spital tjetër për të vazhduar mjekimin

Mediale Vip

Princi Philip transferohet në një spital tjetër për të vazhduar mjekimin

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:22
Princi Philip

Princi Philip është transferuar në një spital tjetër të Londrës për të vazhduar trajtimin për një infeksion, njoftoi të hënën Pallati Buckingham.

99 vjeçari u transferua nga spitali i Mbretit Edward VII në spitalin St Bartholomew.

Barts Health NHS Trust është qendra më e madhe e specializuar kardiovaskulare në Evropë, tha Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.

Image

Përveç trajtimit për një infeksion të paspecifikuar, burri i Mbretëreshës Elizabeta II, gjithashtu do t’i nënshtrohet testimit dhe vëzhgimit për një gjendje të mëparshme të zemrës.

Philip u shtrua në spitalin privat të Mbretit Edward VII muajin e kaluar pasi ishte ndjerë i sëmurë.

Pallati thotë se tani ‘është i qetë dhe po i përgjigjet trajtimit por pritet të qëndrojë në spital deri të paktën në fund të javës’.

Sëmundja e Philip nuk besohet të ketë lidhje me COVID-19. Si ai ashtu edhe Mbretëresha, 94 vjeçare, kanë marrë një dozë të parë të vaksinës për coronavirus në fillim të janarit.

Philip, i cili u tërhoq nga detyrat mbretërore në 2017, rrallë shfaqet në publik.

Gjatë bllokimit të coronavirusit në Angli, Philip, i njohur gjithashtu si Duka i Edinburgh, ka qëndruar në kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, me mbretëreshën. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat