Ish e dashura ruse befason Rinianin: Kjo e paska suportin me kosto të lartë...

Mediale Vip

Ish e dashura ruse befason Rinianin: Kjo e paska suportin me kosto të lartë...

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Riniani është djali i cili pak kohë që është bërë pjesë e Përputhen, teksa takimi me Anën ishte ajo që la më shumë përshtypje.

Kujtojmë që Riniani ka qenë i fejuar me një vajzë nga Rusia e quajtur Marsela.

Kjo e fundit tashmë është e njohur për publikun pasi u zbulua se ajo ruante ende fotot në krahë të Rinianit.

Kjo u bë e ditur pas një verifikimi të rrjeteve sociale ku u shiheshin edhe fotot e dyshes.

Pasi këto foto bën xhiron në rrjet, erdhi edhe reagimi i Mareselës, e cila përmes një postimi në Instagram i uronte Rinianit jetë të lumtur, teksa e konsideronte si një perlë të rrallë.

Kjo bëri që publiku të dyshoj se dyshja ende është në një lidhje dashurie, mirëpo përmes një lidhje direkte për emisionin, ajo tha se rrugët e tyre janë ndarë, por respekti dhe mbështetja vazhdojnë të jenë aty.

Ndërkohë së fundmi, opinionisti i “Përputhen Prime”, Meridian Ramçaj ka publikuar një foto pranë Marselës, duke zbuluar se ajo ka ardhur në Shqipëri.

Nëpërmjet një fotoje ku shihet Meridiani dhe Marsela, opinionisti i bën tag Rinianit, ndërsa e ironizon duke u shprehur nëse është vërtetë e mundur që ajo të ketë ardhur në vendin tonë vetëm për “mbështetje”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat