Mevlani ulet në tokë: Kam 3 ditë që nuk jam në vete, është bërë merak familja

Mediale Vip

Mevlani ulet në tokë: Kam 3 ditë që nuk jam në vete, është bërë merak familja

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:41
Mevlani

Në puntatën e sotme të Për’puthen ka pasur përplasje të forta mes Mevlanit dhe Antonelës, e cila zgjodhi të tërhiqej prej tij.

Ndërkohë, u bënë publike edhe pamjet nga prapaskena ku Mevlani ndodhet para dy vajzave, i ulur në tokë dhe thotë se nuk ndihet aspak mirë që prej puntatës së fundit të Për’puthen Prime.

Mevlani: Kam 3 ditë që nuk jam në vete, pas Prime jam i humbur komplet. Edhe shtëpia është bërë merak, cfarë ke.

Më pas në studio, Antonela rrëfeu se cila ishte biseda me Mevlanin që e bëri të tërhiqej.

Mevlani: Patëm një keqkuptim, Antonela është impulsive dhe preket shpejt. Në debat e sipër, e kuptova.

Antonela: Aty kam dashur direkt të tërhiqem. Nuk të kam folur prej në atë moment. Më tha diçka, plus kam parë dhe postimet në rrjete sociale dhe e kam kuptuar sic e kam kuptuar atëherë. Asnjëherë nuk ke bërë foto me mu me fytyrën në zemër. Më ka thënë “pse më prish punë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat