Sot jeton mes luksit, por a jeni kuriozë të dini ku banonte Lady Gaga në fillimet e karrierës?

Mediale Vip

Sot jeton mes luksit, por a jeni kuriozë të dini ku banonte Lady Gaga në fillimet e karrierës?

Më: 14 mars 2021 Në ora: 06:46
Lady Gaga

Lady Gaga gjatë viteve të para të karrierës së saj jetoi në një ndërtesë të vjetër në New York, e cila ishte streha e këngëtares së famshme.

Apartamenti me një dhomë gjumi është i vendosur në Lower East Side në Manhattan.

Lady Gaga pagoi 1.100 dollarë në muaj në vitin 2008 në muaj për aparatamentin ndërsa tani jeton në një rezidencë 22.5 milion dollar në Malibu që e bleu në 2014.

Lady Gaga këto ditë duket si alter ego e personazhit të saj në “A Star is Born”, pasi është bërë sërish brune! Këngëtarja e njohur është shfaqur në Romë ditën e mërkurë me një pamje tërësisht të re. Këngëtarja i ka lyer flokët në ngjyrë kafe, teksa është parë duke shëtitur me një fustan me printe leopardi.

Flokët e saj ajo i kishte të kapur mbrapa dhe modeli dukej i ngjashëm me atë që kishte gjatë inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden. Sipas revistës “Grazia”, Gaga është rikthyer në Itali për të nisur xhirimet për filmin e saj të ri, “Gucci”, në muajin mars.

Këngëtarja do të luajë rolin e ish-gruas së Maurizoi Gucci, Patrizia Reggiani, në një film që do të jetë i fokusuar tek industria e modës. Në filmin “Gucci” parashikohet se do të luajnë dhe Al Pacino dhe Adam Driver.

Image
Apartamenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat