Kylie Jenner shpërndan imazhe pa filtera të Instagram-it, merr komente pozitive nga fansat

Mediale Vip

Kylie Jenner shpërndan imazhe pa filtera të Instagram-it, merr komente pozitive nga fansat

Më: 29 mars 2021 Në ora: 22:39
Kylie Jenner

Kylie Jenner nuk zhgënjen asnjëherë me pozat që merr para kamerës.

Përherë në profilin e saj në Instagram ka postime të reja, të cilat thyejnë rekorde të pëlqyeshmërisë.

23-vjeçarja duket të ketë pretenduar të bëjë të njëjtën në disa imazhe të fundit, ku u shfaq tejet tërheqëse.

Ajo postoi disa fotografi ku shihej me makijazh, por që nuk kishte përdorur asnjë filter.

“Pa filter, një e hënë e lumtur për ju”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndonëse ndjekësit janë mësuar që ajo të vë në pah edhe tiparet e bujshme, por kësaj radhe Jenner zgjodhi të kundërtën.

Theksojmë se bukuroshja ka vënë ligje strikte në shtëpinë e saj, duke mos pranuar mysafir pa testin negativ për COVID-19.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat