Dizajneri i njohur është vaksinuar.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë në storie, ku shihej duke marrë vaksinën e tipit AstraZeneca në stadiumin Air Albania në Shqipëri.
Ndërsa sot ka treguar disa nga simptomat që po përjeton pas marrjes së vaksinës.
Disa nga simptomat që ai i ka cekur në postim janë kokë dhimbje, lodhje, temperaturë.
“Për të gjithë që më kanë shkruar në lidhje me vaksinimin. Po, po kaloj nëpër efektin e vaksinës, ethe, temperaturë, plogështi shumë e madhe, kokë dhimbje kjo mbase se kam kaluar COVID-19 por gjithsesi qëndroj me mendimin që çdo simptomë nga vaksina është më e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksinimi”, ka thënë Valdrin Sahiti.