“Sa fansa ka Ija ime, ti s’i bën gjithë jetën”, Bes Kallaku i bën “diss” Jona Spahiut

Mediale Vip

“Sa fansa ka Ija ime, ti s’i bën gjithë jetën”, Bes Kallaku i bën “diss” Jona Spahiut

Më: 25 prill 2021 Në ora: 06:49
Bes Kallaku, Jona Spahiu

Bes Kallaku u rikthye sërish në ekran, këtë herë në një program të ri humori. Bëhet fjalë për spektaklin “Kosherja”, i cili pritet ka nisur prej javësh në ekranin e “Abc News”, ku aktori i humorit drejton emisionin në krah të Jona Spahiut.

Kjo e shtunë kishte shkrirë bashkë dy nga programet e ABC-së: Soiree dhe Kosherja.

Këtë mbrëmje, Bes Kallaku dhe Jona Spahiu vendosën që t’i bënin diss njëri-tjetrit.

“Edhe një gjo mbaje që ta kesh, se Kosherja plot bletë, tashmë e ka një mbretëreshë”, i tha Jona-Besit.

I njohur për tipin e tij mjaft karizmtik, Besi nuk u kursye aspak dhe i ktheu Jonës një përgjigje epike.

“Hej Jona Jona, ti për prezantim me vërte që qenke nona. Kujton se je IN, kujton se je firmato, dukesh si kamariere a ma bo një makiato? Me ta thon një fjalë, me ta thonë të vërtetën, sa fansa ka Ija ime, ti si bo gjithë jetën”, u shpreh Bes Kallaku

Më herët, Jona u shpreh se oferta e Altin Bashës për të drejtuar emisionin e gjeti të papërgatitur, duke qenë se për një kohë të gjatë ajo ka qëndruar e shkëputur nga ekrani për shkak se ka qenë e fokusuar në rritjen e djalit të saj, Raiden.

“Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit. Unë jam nga ata njerëzit që jam shumë selektiv që nuk qesh lehtë. Kam një burrë që më bën shumë për të qeshur. Kemi një grup shumë interesant vetëm qeshim. Madje edhe shumë nga tekstet e ‘Kosheres’ i lexojmë. Nuk e di se si do të përshtatem, por duket që është një frymë shumë pozitive”.

Ndërsa sa i përket raportit me Bes Kallakun, Jona tha:

“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëjtin televizion. Kemi raporte shumë të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat