Ishin gati të lidheshin, Fatjoni dhe Ana zbulojnë se çfarë ndodhi mes tyre pas largimit nga “Përputhen”

Mediale Vip

Ishin gati të lidheshin, Fatjoni dhe Ana zbulojnë se çfarë ndodhi mes tyre pas largimit nga “Përputhen”

Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:19
Ana dhe Fatjoni

Fatjoni dhe Ana u përballën pas shumë kohësh.

Fatjon Kuqari dhe Ana Lleshi janë përballur në puntantën e sontme të “Përputhen”.

Gjatë bashkëbisedimit, Fatjoni tregoi se e kishte bllokuar Anën në rrjete sociale, pas largimit nga “Përputhen”.

Madje, Ana e kishte telefonuar atë për ta pyetur se cila është arsyeja, por një gjë të tillë ai nuk e kishte treguar dhe nuk e sqaroi prap.

Në përballjen e tyre, dyshja kanë lënë të kuptohet se mes tyre më nuk ka mbetur as miqësi, që shumë prej konkurrentëve e ruajtën kur dolën nga programi.

Ndryshe, Ana kishte pasur një romancë të shkurtër me Arsimin pas daljes nga “Përputhen”, ndërsa tani është deklaruar beqare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat