BBC publikon performancën e sopranos shqiptare Elbenita Kajtazi në ‘Cardiff Singer of the World’

Mediale Vip

BBC publikon performancën e sopranos shqiptare Elbenita Kajtazi në ‘Cardiff Singer of the World’

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:08
Elbenita Kajtazi

BBC Cardiff Singer of the World është rikthyer këtë vit (2021) në kryeqytetin e Uellsit.

Dhe, prej shumë interpretuesve aty mori pjesë edhe një këngëtare shqiptare.

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi bëri një interpretim fantastik për të cilin ka raportuar edhe BBC, duke publikuar njëherësh edhe performancën e saj në faqen zyrtare.

Ndër të tjera, BBC i referohet Kosovës Republikë. “Elbenita Kajtazi nga Republika e Kosovës, duke performuar Dieu! Quel frisson nga Roméo et Juliette”, ka shkruar ndër të tjerash BBC në përshkrimin e performancës së Kajtazit.

Ndryshe, BBC Cardiff Singer of the World është një konkurs për këngëtarët e operas që mbahet çdo dy vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat