Angela Martini “çoi” drejt prangave bashkëshortin, mediat rumune nxjerrin foton që bëri miliarderin të arrestohej

Mediale Vip

Angela Martini “çoi” drejt prangave bashkëshortin, mediat rumune nxjerrin foton që bëri miliarderin të arrestohej

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 09:00
Angela Martini dhe Dragos Savulescu

Detaje të reja dalin lidhur me arrestimin e bashkëshortit të modeles, Angela Martini. Dragos Savulescun u arrestua në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me shqiptaren.

Sipas medias rumune G4Media.ro, disa foto dhe video të publikuara në Instagram nga Angela dhe një shoqe e saj, modelja italiane Marica Pellegrinelli, nga ishulli grek i Mykonos, ku mund të shihej edhe Dragoș Săvulescu, bën që miliarderi të arrestohej. Për shembull, në mbrëmjen e 8 gushtit 2021, Dragoș Săvulescu ishte me Angela Martini në Mykonos, i njohur si Venecia e vogël.

Savulescu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune, pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike. Në fillim të vitit 2019, ai u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Dikur Săvulescu është bërë i njohur si i dashuri i Mădălina Ghenea dhe më pas ai u martua me ish Miss Shqipërinë, Angela Martini. Çifti kanë 3 vite e gjysmë të martuar dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat