Për Dafina Zeqirin, i dashuri është shoku i saj më i mirë

Mediale Vip

Për Dafina Zeqirin, i dashuri është shoku i saj më i mirë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:29
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek

Dafina Zeqiri duket se po kalon kohën më të mirë në jetën e  saj. Pas lançimit të albumit të fundit “Dafinë moj”, i pritur shumë mirë nga fansat, këngëtarja po jeton një kohë të lumtur edhe në jetën private.

Përmes një fotografie në InstaStory, Dafyy na ka treguar edhe një herë sesa i rëndësishëm është partneri i saj.

“Shoku im më i mirë, njeriu im, të dua”, shkruan ajo në foton ku shihet në krahët e Genc Halimit, emri i vërtetë Dj Geek.

Image

Këtë herë gjërat në jetën private të Dafinës duket se janë ndryshe, pasi më herët ajo ka treguar se ka patur edhe lidhje abuzive e të dhunshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat