Si e thërret Don Xhoni modelen ruse?

Mediale Vip

Si e thërret Don Xhoni modelen ruse?

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:43
Don xhoni dhe Ariana

Modelja ruse Ariana Lirey në vazhdimësi në rrjete sociale po merr vëmendje me postime sa i përket Don Xhonit.

Nga një “fanse” e tij që nxirrte këngët e bënte fytyrën e reperit tatuazh, së fundmi ajo u paraqit si partnerja e Don Xhonit në një postim ku mbante mbiemrin e tij si “Zonjusha Isufi”.

E mesa duket reperi ka një epitet me të cilin e thërret, ndonënse mund të mos jetë më i përshtatshmi i mundshëm.

Ai ka komentuar duke e quajtur Arianan me përkëdheli “babushka”.

Por çka nënkupton saktësisht në gjuhën ruse por edhe në termet urbane fjala “babushka”?

Termi i referohet grave ruse të mëdha në moshë, kryesisht gjyshe.

Sidoqoftë, kjo se ka penguar Arianan e cila mes tjerash në shqip ka replikuar me reperin duke i thënë “ti je jeta ime”.

Image

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat