Mevlani risjell këngën e Ledjanës të ndryshuar në Për’puthen, ja çfarë i thotë Arjani

Mediale Vip

Mevlani risjell këngën e Ledjanës të ndryshuar në Për’puthen, ja çfarë i thotë Arjani

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 06:32
Mevlani dhe Ledjana, Arjani

Mevlani dhe Ledjana mund të mos jenë më bashkë, por kënga q ëish-konkurrenti i Për’puthen i kushtoi asaj nuk mund të harrohet lehtë, edhe pse tashmë me disa ndryshime. Mevlani u rikthye në Për’puthen Prime për të performuar versionin e ri, por të gjithëve iu duk se dëgjuan emrin e Ledjanës, madje Arjani tha se është e njëjta.

Pjesë nga biseda:

Bora: Mevlan ti përpiqu sa të duash po në prapë Ledjana dëgjuam te kjo kënga

Arjani: O Mevlan mavrija po këngë e re ishte kjo. Po e dinim këtë përmendësh, erdhe deri këtu për të dëgjuar këtë.

Mevlani: Nuk jam nisur me idenë që do përpunoj këngën e vjetër. Mua ma kanë proprozuar.

Bora: Një pjesë e dukshme e tekstit ishte e njëjtë.

Mevlani: Janë disa fjalë, por që muzika është komplet ndryshe se ajo ka qenë baladë, kjo është komplet version ndryshe.

Bora: Po pse nuk e pranon? Çfarë ka që nuk e pranon?

Mevlani: Jo, nuk kam ça të pranoj se atë gjë që kam bërë dikur e kam bërë dhe nuk e mohoj, ndërsa…

Arjani: Ajo ishte baladë, kjo baladushk. Po e njëjta gjë është.

Pas ndarjes, kënga e Ledjanës u fshi nga YouTube dhe Ledjana postoi versionin origjinal të kënduar dhe kompozuar nga Petro Xhori.

Por nuk mbeti me kaq!

Mevlani e përpunoi këngën duke i ndryshuar orkestrimin, mix-in dhe një pjesë të tekstit. Muzika është po nga Petro Xhori

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat