Hande Erçel në lidhje të re dashurie pas ndarjes së bujshme me Kerem Bursin?

Mediale Vip

Hande Erçel në lidhje të re dashurie pas ndarjes së bujshme me Kerem Bursin?

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:55
Hande Erçel dhe Kerem Bursin

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë padyshim një prej çifteve më të diskutuar të vitit 2021/2022.

Protagonistët e telenovelës së suksesshme “Dashuria është në ajër” e cila rrëmbeu zemrat e gjithë shqiptarëve, ku të dy i dhanë jetë përkatësisht Edës dhe Serkanit. Një çift që nisi një histori dashurie me vështirësi të ndryshme dhe ku kimia e tyre u dallua menjëherë.

Ndonëse nuk kanë komentuar ende për thashethemet, ka një sërë të dhënash që në pamje të parë konfirmojnë se pas gati dy vitesh, dashuria nuk është më në ajër.

Veprimet e aktores si heqja nga ‘follow’ e Keremit dhe e fotove me të, dëshmojnë se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

Disa faqe dhe fansa të çiftit kanë përhapur lajme që Hande ka filluar një lidhje të re dashurie me Atasay Kamer, pronarin e një marke buzheterie ku Erçel ka bërë reklama së fundmi.

Hande Erçel dhe Kerem Bürsin ishin çifti më i ndjekur në showbizin turk, por gjërat skanë shkuar ashtu si ishin menduar.

Hande është parë në shoqërinë e Kaan Yildirim, dyshja kanë lujtur dhe më parë së bashku tek seriali “Halka”.

Hande dhe Kaan nuk kanë pranuar të prononcohen në kamera, por mendohet një lidhje e re dashurie mes dyshes.

A janë të gjitha këto sinjale të Handes ndaj Keremit? Pasi nuk po shohim asnjë përgënjeshtrim nga ana e saj, mos ndoshta Hande do të tregojë se ka hequr dorë nga lidhja?

Kjo mbetet për t’u parë, por ajo që duam të gjithë është një ribashkim sa më të shpejtë të çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat