Jasmina apo Sabrina? Ardian Bujupi flet për trekëndëshin e përfolur të dashurisë: I çmoj të dyja, por

Mediale Vip

Jasmina apo Sabrina? Ardian Bujupi flet për trekëndëshin e përfolur të dashurisë: I çmoj të dyja, por

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:51
Jasmin, Sabrina dhe Ardian Bujupi

Ardian Bujupi kishte zgjedhur që të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe mediave rozë… deri këtë vit. Muajit e fundit emri i tij është lakuar jo pak në mediat rozë herë për lidhjen me Jasmin Kadriun e herë për lidhje me Sabrine Khan.

Artisti ka zgjedhur t’i hedh benzinë akoma më shumë zjarrit duke mos sqaruar si është e vërteta e duke luajtur paksa me këtë pjesë.

I ftuar në ‘Prive’, Ardiani tha sot se Jasminën e ka shoqe dhe takohen çdo herë që ai vjen në Tiranë. Po ashtu, u shpreh se nuk sheh për lidhje kur realizon videoklipe, referuar pjesëmarrjes së Jasminës në videoklipin e tij.

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe. Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti.“-tha ai.

Ardiani prej kohësh është përfshirë në një trekëndësh dashurie me ish-konkurrenten e “Për’puthen” Jasmin Kadriu dhe balerinën. E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste. Asokohe ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën. E kur kudo po aludohej se ata janë në një lidhje të dy e mohuan.

Ndërkohë para pak ditësh ata janë shfaqur bashkë. Ardiani ka publikuar një video në TikTok ku shihet me Jasminën duke kërcyer me ritmet e këngës së re që do lançojë së shpejti me Ledrin. “Jasmina më vizitoi sot”- shkroi ai krah videos. Mirëpo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në komente. Por, pavarësisht të gjithave Sabrine dhe Jasmina kanë një marrëdhënie të mirë bashkë. Balerina publikoi disa ditë më parë një video në TikTok ku Jasmina i komentoi: “Boss zemër.” Ndërkohë, Sabrine i ka kthyer: “Të dyja ne”. Në këtë mënyrë vajzat na kanë lënë të kuptojmë se kanë raporte shumë të mira dhe si duket Ardiani i ka prezantuar.

Zërat rreth një romance të mundshme mes Sabrine dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua në muaj të 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste. Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë. I ftuar në një emision muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artistja tha “Sabrine”. “Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonisht ku paralelizohen historia e dashurisë mes “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”. Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka patur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.

Mirëpo, kur kaluan rreth dy vite nga ajo kohë, ata janë sërish bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat