Lawrence mohon të ketë qenë në lidhje me Harvey Weinstein

Mediale Vip

Lawrence mohon të ketë qenë në lidhje me Harvey Weinstein

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 06:38
Jennifer Lawrence dhe Harvey Weinstein.

Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Lawrence, ka folur rreth një lidhje të spekuluar me abuzuesin Harvey Weinstein.

Ylli i “Don’t Look Up” mendon se është e çuditshme që njerëzit kanë menduar ndonjëherë se ajo ka fjetur me 67-vjeçarin e turpëruar të filmit – i cili aktualisht po vuan një dënim 23 vjeçar në një burg të New Yorkut pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe sulmi seksual.

E pyetur nga US Vogue se cila ka qenë gjëja më e çuditshme që ka lexuar ndonjëherë për veten e saj, 32-vjeçarja përmendi pretendimet për lidhjen e saj me producentin filmik.

Aktorja ka adresuar edhe më parë thashethemet se ajo ka fjetur me Harveyn, akuzueset e të cilit për sjellje të pahijshme seksuale përfshijnë yje, si Gwyneth Paltrow, Asia Argento dhe shumë të tjerë.

Një padi e vitit 2018 pretendonte se producenti i filmit mburrej me shtratin e yllit të “Hunger Games”, duke thënë: “Kam fjetur me Jennifer Lawrence dhe shiko ku është tash – ajo sapo ka fituar një Oscar”.

Bukuroshja hollivudiane menjëherë hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se raportet e tyre ishin thjesht “profesionale”.

“Zemra ime thyhet për të gjitha gratë që janë viktimizuar nga Harvey Weinstein. Unë kurrë nuk kam pasur asgjë tjetër, përveç një marrëdhënie profesionale me të. Ky është një shembull tjetër i taktikave grabitqare dhe gënjeshtrave që ai përdori për të joshur gra të panumërta”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat