Skerdi publikon këngën e re “Mëkatare”

Mediale Vip

Skerdi publikon këngën e re “Mëkatare”

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 19:10
Skerdi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Skerdi, ka prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.

“Mëkatare” mban titullin kënga e re e reperit nga Shqipëria, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për ‘beat’-in u përkujdes Ultra Beats me miksim dhe masterizim të Red Box.

Videoja u realizua nga produksioni ‘Kotorri’, me një videoklip e paraqitje të mahnitshme nga ana e këngëtarit.

Skerdi edhe këtë vit ka qenë ndër artisët që ka publikuar këngë e bashkëpunime të shumta.

“A je” ka qenë hiti i verës që e solli në duet me artisten e njohur nga Maqedonia, Altuna Sejdiu – Tuna.

Projekti i dyshes së famshme mblodhi afro dy milionë klikime në kanalin YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat