Drake dhe The Weeknd bojkotojnë çmimet “Grammy”

Mediale Vip

Drake dhe The Weeknd bojkotojnë çmimet “Grammy”

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 07:12
Drake dhe The Weeknd

Drake dhe The Weeknd kanë zgjedhur të qëndrojnë sërish jashtë çmimeve “Grammy”, duke shënuar vitin e dytë radhazi që artistët kanadezë bëjnë një gjë të tillë.

Dy muzikantët – gjithashtu bashkëpunëtorë që datojnë më shumë se një dekadë – në raste të ndara në të kaluarën kanë shprehur zhgënjimin me punën e prapaskenave të Akademisë së Regjistrimit dhe organizatës që qëndron pas çmimeve.

Në vitin 2021, The Weeknd njoftoi vendimin e tij për të bojkotuar “Grammy”-t e ardhshme pas mospërfilljes së albumit të tij mega-popullor “After Hours”.

Në një deklaratë të marsit 2021 për New York Times, këngëtari i “Save Your Tears” deklaroi: “Për shkak të komiteteve sekrete, unë nuk do të lejoj më labelin tim të paraqesë muzikën time në Grammy”.

The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, ishte shprehur gjithashtu në një intervistë për Billboard.

“Shiko, mua personalisht nuk më intereson më. Unë kam tre Grammy, të cilat nuk kanë asgjë për mua tani”, tha ai.

Ndërkohë, drama e Drake me çmimet “Grammy” daton qysh nga viti 2017.

“Ky është një biznes ku ndonjëherë i takon një grupi njerëzish që mund të mos kuptojnë se çfarë ka për të thënë një fëmijë i racës së përzier nga Kanadaja ose se një vajzë spanjolle nga New York apo dikush tjetër”, kishte deklaruar ai.

“Grammys” konsiderohen si çmimet më prestigjioze në industrinë e muzikës dhe votohen nga anëtarët e Akademisë së Regjistrimit, një organizatë elitare e përbërë nga interpretues dhe producentë të famshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat