Alisa dhe Urimi janë të eliminuarit e parë të Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Alisa dhe Urimi janë të eliminuarit e parë të Big Brother VIP Kosova

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 00:02
Alisa dhe Urimi

Janë bërë pothuajse dy javë që kur ka nisur transmetimin i ‘reality-show’-të Big Brother VIP Kosova.

Brenda shtëpisë së famshme hynë gjithsej 14 banorë dhe tashmë kanë nisur të fitojnë simpatinë e publikut.

Disa prej tyre kanë nisur flirtime, momente intime dhe debatet tashmë janë të përditshme për konkurrentet e shtëpisë së famshme.

Megjithatë nata e sotme (e premte) për njërin prej tyre ishte fundi i këtij rrugëtimi.

Çifti Alisa dhe Urimi janë të eliminuarit e parë të Big Brother VIP Kosova.

Ndryshe, theksojmë që banorët po konkurrojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat