Adele do të performojë në Grammy Awards 2023

Mediale Vip

Adele do të performojë në Grammy Awards 2023

Më: 30 janar 2023 Në ora: 18:30
Adele

Adele ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Grammy Music Awards. Këngëtarja angleze ka hedhur poshtë zërat se nuk do të marrë pjesë në eventin e planifikuar në 5 shkurt.

Do shkoj në ceremoninë e Grammy”, tha ajo dhe më pas vazhdon perfomancën e saj në Las Vegas.

“Nuk do të mungoja kurrë Grammy. Nuk do të isha kurrë kaq mosrespektuese ndaj Grammy-ve apo artistëve të tjerë. Kushdo që filloi këtë histori të parëndësishme duhet të kthehet në realitet. Të shkoj të marrë pak ajër të pastër!”, tha ajo.

Adele tregon gjithmonë respekt për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Regjistrimit, si dhe për kolegët e saj muzikantë.

Në vitin 2017, kur fitoi një Grammy për albumin e vitit, këngëtarja iu referua Beyonce, kënga e së cilës “Lemonade” u vlerësua me të njëjtin çmim.

Këtë vit, Adele është nominuar për albumin e vitit, rekordin e vitit, këngën e vitit, performancën më të mirë solo pop, albumin më të mirë vokal pop, videoklipin më të mirë. Nominimet vijnë nga albumi i saj i vitit 2021 “30”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat