Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të

Mediale Vip

Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 23:27
Maestro

Të enjten, vëlla i madh i ka sfiduar banorët e Big Brother VIP me një lojë pyetje-përgjigje.

Mes shumë pyetjeve nga historia dhe gjeografia, banorët e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri treguan njohuri shumë të cekëta shkollore.

I pari nisi tenori Armaldo Kllogjeri, i quajtur në shtëpi si Maestro.

Megjithëse mund të jetë një maestro (mjeshtër) në muzikë, ai duket se i ka të pakta njohuritë mbi gjeografinë, dhe aq më pak shtetin fqinjë të Shqipërisë – Kosovën.

Kjo pasi ai u përball me pyetjen e parë nga loja e cila ishte: “Me sa shtete kufizohet Kosova?”.

Ai filloi të përgjigjej mirë duke përmendur tri vendet e pari (Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut), deri në momentin kur tha shtetin e katërt, duke u përgjigjur: “Jugosllavia”.

Në fakt, Jugosllavia ka qenë një bashkësi shtetesh ballkanike (pjesë e së cilës ka qenë edhe Kosova), e cila është shpërbërë para 31 vitesh.

Më pas ka qenë Luizi ai i cili e ka korrigjuar Armaldon, duke i thënë se është Serbia shteti i fundit me të cilin kufizohet Kosova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat