Njihuni me Miss Universe 2022 – fituesen më të madhe në moshë në historinë e konkursit!

Mediale Vip

Njihuni me Miss Universe 2022 – fituesen më të madhe në moshë në historinë e konkursit!

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 07:30
R'Bonney Gabriel

Miss Universe bëri bujë këtë vit kur njoftoi se duke filluar nga viti 2023, nënat mund të merrnin pjesë gjithashtu në konkurs. Megjithatë, edhe fituesja e vitit 2022 mori po aq vëmendje sepse theu një rekord interesant.

R'Bonney Gabriel, fituesja amerikano-filipinase është fituesja më e madhe në moshë deri më sot, duke e bërë konkurrimin më të hapur ndaj diversitetit dhe thyerjes së normave tradicionale.

Gabriel është vetëm 28 vjeçe (e 300 ditë), pra thuajse 29, dhe këtë vit, ajo theu rekordin e Andrea Meza-s, fitueses së vitit 2020, që ishte 26 vjeç.

Në moshën 28-vjeçare, R'Bonney Gabriel është zyrtarisht titullarja më e vjetër në historinë e Miss Universe.

Kjo është një arritje e rëndësishme, pasi nëse Gabriel do të kishte pritur vitin e ardhshëm, ajo nuk do të kishte të drejtë të konkurronte, duke qenë se do të tejkalohej kufiri i moshës.

28-vjeçarja është gjithashtu amerikania e parë filipianse që fiton titullin.

 “Babai im erdhi në Amerikë nga Filipinet me një bursë universiteti dhe 20 dollarë në xhep. Ai donte të krijonte një jetë të re për veten dhe për familjen e tij të ardhshme”, shprehet Miss-i në një rrëfim për familjen dhe jetën e saj.

Bonney është stiliste dhe më parë ka fituar edhe çmime si Miss Texas USA apo Miss USA.

Pas fitores, ajo planifikon ta përdorë platformën e saj për të qenë një "lidere transformuese" (të paktën kështu është shprehur). Plani i saj është të vazhdojë të dizenjojë veshje miqësore ndaj mjedisit dhe të angazhojë sa më shumë gra që nuk kanë mundësi, në rrobaqepësi.

Ajo gjithashtu mendon se rritja e kufirit të moshës për konkursin do të ishte një ide e shkëlqyer.

Image
R'Bonney Gabriel
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat