“Theva rregullat e mia për ty!” Çfarë fshihet pas këtij mesazhi të Tunës?

Mediale Vip

“Theva rregullat e mia për ty!” Çfarë fshihet pas këtij mesazhi të Tunës?

Më: 18 prill 2023 Në ora: 09:02
Tuna

Një postim i shpërndarë nga Tuna ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë disa pikëpyetje.

Ajo ka publikuar në Instastory një thënie ku shkruhej: “Theva rregullat e mia për ty, nuk mjafton?”

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të pyesin se për kë e ka këngëtarja. Për Cozman, me të cilin thuhet se është rikthyer? Me babain e dy fëmijëve, Patris Berishën, me të cilin ka pasur një raport të ndërlikuar? Apo dikë tjetër.

Image
Postimi i Tunës

Javët e fundit Tuna dhe Cozman kanë qenë kryefjalë e mediave. Pas 8 viteve nga lidhja e tyre e shumëpërfolur ata u rikthyer me një këngë të quajtur “I huj”.

Teksti i këngës 'I huj' i përfshiu njerëzit pasi perceptohet si e ndjerë për situatën mes Tunës dhe Cozman. Ata nuk do të jenë kurrë 'të huj' për njëri-tjetrin. Teksa artistët nuk kanë treguar nëse janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit apo thjesht janë bërë bashkë profesionalisht, aludimet vijojnë.

Marrëdhënia e saj me Patrisin duket se nuk ka shkuar mirë. Para pak kohës Tuna e akuzoi publikisht se nuk kujdeset për djemtë e tij. Ajo publikoi disa pastime në Instagram ku tregonte se djali i tyre ishte në spital kurse Patrisi nuk ndodhej pranë tij dhe se kishte shkuar për ecje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat