Mike apo rivale? Adelina Tahiri flet për marrëdhënien me Tunën

Mediale Vip

Mike apo rivale? Adelina Tahiri flet për marrëdhënien me Tunën

Më: 28 prill 2023 Në ora: 23:30
Adelina Tahiri dhe Tuna

Prej vitesh përflitej se Tuna dhe Adelina nuk flisnin me njëra-tjetrën, por “molla e sherrit” nuk u mësua kurrë.

Adelina Tahiri ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Ajo u pyet për marrëdhëniet që ka me artisten tjetër nga Shkupi, Tuna.

“Ne si fillim jemi nga një qytet dhe mendoj se kur je nga një vend të lidh më shumë që të përkrahim njëra-tjetrën. Si fillim jemi mike, shoqe shumë të mira dhe pak ndoshta rivale”, u shpreh Adelina.

Sa i përket një projekti të ardhshëm muzikor mes të dyjave, Adelina tha: Ndoshta dhe po, pse jo. Jemi nga një vend dhe të tregojmë se sa femrat janë të forta, sidomos femrat nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat