Eros Grezda po bëhet baba për herë të parë

Mediale Vip

Eros Grezda po bëhet baba për herë të parë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 10:43
Eros Grezda dhe Ajsel

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, është mjaft i përfolur për sa i përket jetës së tij private.

Muaj më parë ai kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me këngëtaren nga Shqipëria, Ajsel Abazi.

Tani duket se dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe këtë e ka bërë të ditur për publikun vet futbollisti me origjinë nga Gjakova.

Ai publikoi një fotografi të përbashkët me gruan e tij, ku shihet duke mbajtur me duar barkun e saj të rrumbullakosur dhe duke i dhënë një përqafim të ngrohtë.

“Mezi pres që të takoj”, ka shkruar Grezda në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila ka marrë pëlqime dhe urime të shumta nga ndjekësit në hapësirën për komente.

Erosi përndryshe ka qenë i përfolur disa herë në media për jetën e tij private, ku ndër to më së shumti ka bërë bujë në të kaluarën lidhja e tij me modelen Oriola Marashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat