Sa herë freskohemi këtë verë, mendja mund të na shkojë tek Tuna

Mediale Vip

Sa herë freskohemi këtë verë, mendja mund të na shkojë tek Tuna

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 08:12
Tuna

Teksa temperaturat po rriten, për shumëkë ‘shpëtimi’ janë akulloret. 

E sa herë të konsumojmë të tilla, mund të na shkojë mendja për një prej këngëtareve më të njohura. 

Është Tuna ajo që ka bërë të ditur se është bërë imazh i një prej brand-eve më të njohura të akulloreve të huaja. 

Kontrata vlen për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, teksa në nisje të bashkëpunimit nuk ka munguar një set fotografik. 

Kjo periudhë përkon me rikthimin e këngëtares pas suksesit të madh të saj me këngën ‘I huj’ në bashkëpunim me Cozman, projekt me të cilin do të jetë edhe më afër publikut përgjatë sezonit të nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat