Zbulohet emri i vajzës së dytë të ish-çiftit të njohur

Mediale Vip

Zbulohet emri i vajzës së dytë të ish-çiftit të njohur

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 14:35
Joe Jonas dhe Sophie Turner

Divorci i bujshëm i Sophie Turner dhe Joe Jonas ka zbuluar dhe emrin e vajzës së dytë të ish-çiftit, i cili prej kohësh e kishte mbajtur sekret.

Sipas dokumenteve të kërkesës për kujdestari, të siguruara nga Page Six, vajza 1-vjeçare e këngëtarit dhe aktores quhet Delphine.

Ata kanë edhe një vajzë tjetër 3 vjeç, Willa, e cila ka lindur në vitin 2020. Delphine, lindi në korrik të vitit 2022.

Joe Jonas dhe Sophie Turner konfirmuan divorcin dhe publikuan një deklaratë të përbashkët të postuar në llogaritë e tyre në Instagram.

“Pas katër vitesh martese të mrekullueshme, ne kemi vendosur bashkërisht t’i japim fund martesës sonë”, thuhet në deklaratë. “Ka shumë narrativa spekulative se pse, por, me të vërtetë ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi për ne dhe fëmijët tanë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat